Lajme

Trazira në fluturimin Turqi-Gjermani: Pasagjeri refuzon të ulet në vendin e tij, godet në fytyrë stjuardesën

Fluturimi nga Turqia drejt Gjermanisë u përcoll me trazira pasi një pasagjer kundërshtoi uljen pranë një gruaje dhe kërkoi të ndryshonte vendin duke përmendur Sheriatin.

Në aeroplanin që ishte nisur për në Dyseldorf, shtetasi gjerman 29-vjeçar, me origjinë turke, dyshohet se refuzoi të ulej pranë një pasagjereje dhe iu referua ligjit fetar islam, Sheriatit, teksa kur një anëtare e ekuipazhit tentoi të ndërhynte dhe ta qetësonte situatën, ai dyshohet se e goditi me shuplakë në fytyrë stjuardesën, transmeton albinfo.ch.

Pas aterimit të avionit në aeroportin e Dyseldorfit, në vendngjarje mbërriti policia gjermane, e cila nisi hetimet për rastin. Sipas mediave lokale, i dyshuari e ka pranuar veprimin.