Botërori 2026
Pushimi mes pjesëve në finale me spektakël, por edhe polemika
Sipas mediave amerikane dhe britanike, pushimi mund të zgjasë nga 20 deri në 30 minuta, edhe pse FIFA ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për kohën totale
Finalja e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të jetë historike vetëm për atë që do të ndodhë në fushë.
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, FIFA do të organizojë një spektakël muzikor në pushimin mes pjesëve, të ngjashëm me atë të famshëm të Super Bowl-it. FIFA ka konfirmuar se shfaqja artistike do të zgjasë 11 minuta, por nuk ka sqaruar sa do të jetë kohëzgjatja totale e pushimit.
Arsyeja është se ngritja dhe çmontimi i skenës kërkojnë disa minuta shtesë, ndaj ndërprerja pritet të jetë dukshëm më e gjatë se 15 minutat tradicionale, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave amerikane dhe britanike, pushimi mund të zgjasë nga 20 deri në 30 minuta, edhe pse FIFA ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për kohën totale. Kjo ka hapur debat, pasi rregullorja e IFAB parashikon që pushimi i pjesës së parë nuk duhet të kalojë 15 minuta, ndërsa rregullorja e vetë Botërorit përmend vetëm një interval prej 15 minutash pa specifikuar një kufi maksimal.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të luhet të dielën në MetLife Stadium, pritet kështu të sjellë një risi të madhe në historinë e futbollit, duke kombinuar spektaklin e futbollit me argëtimin tipik të eventeve më të mëdha sportive amerikane.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s












