Kosova

Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës

Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse identike të pishinës së jashtme të Uzwil-it në Zllakuqan, Kosovë

Ngjashmëria është e pagabueshme: Pishina Europark në Kosovë u ndërtua sipas planeve të pishinës së Uzwil-it komunë në Kantonin St. Gallen. (Imazhi: www.europark.info/pishina/). A ju duken të njohura kulla e zhytjes, ura e betonit dhe rrëshqitësja e ujit? Nuk është çudi: Pishina e Uzwil-it ka një binjake pothuajse identike – në Kosovë. Kështu shkruan gazeta uzwil.24 në një rtikull që i kushtohet këtij “motërzimi” simpatik në mes të dy pishinave.

Pishina e Uzwil-it është e njohur shumë përtej rajonit. Megjithatë, ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse identike të pishinës së jashtme të Uzwil-it në Zllakuqan, Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Nuk është rastësi që pishina në Kosovë duket praktikisht identike. Siç e përshkruan një raport i gazetës Tagblatt nga viti 2013, vizitorët nga Kosova u shfaqën për herë të parë në Uzwil rreth dy vjet para hapjes së Pishina Europark. Ata vizituan objektin, bënë foto të shumta dhe u kthyen pak më vonë me arkitektë dhe investitorë.

Në atë kohë, ata u shpjeguan dy menaxherëve të pishinave, Reto Steiner dhe Fredi Beyer, se donin të ndërtonin një pishinë në Kosovë sipas modelit të asaj në Uzwil.

Vizitorët morën gjithashtu mbështetje nga komuna e Uzwilit, transmeton albinfo.ch. Departamenti i menaxhimit të pronave në atë kohë u dha atyre kopje të planeve të ndërtimit. Pak më vonë, delegacioni paraqiti foto të vendit të ndërtimit – dhe në vitin 2006, u hap Pishina-Europark.

Kushdo që krahason fotot e dy objekteve sot do të dallojë ngjashmëri të shumta: kullën mahnitëse të zhytjes, urën e lakuar prej betoni midis pishinave të notarëve dhe atyre që nuk notojnë, rrëshqitësen e ujit prej betoni dhe elementë të tjerë të kompleksit.

Thomas Stricker, kreu i administratës për komunën e Uzwilit, konfirmoi për Uzwil24 se historia është e njohur në komunië. Megjithatë, askush në administratën aktuale komunale nuk mund të kujtojë detajet e sakta të asaj që ndodhi atëherë.