Lajme
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme
Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit mund të bëhen të paqëndrueshme
Klubi Alpin Zviceran (SAC) po u bën thirrje alpinistëve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë tureve të tyre nëpër male, për shkak të nxehtësisë. Vera e nxehtë po ndryshon kushtet në malet e larta, transmeton albinfo.ch.
Sipas SAC, çarjet e tokës në male janë të ekspozuara dhe po paraqiten hapje të tokës mbi normalen.
Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit mund të bëhen të paqëndrueshme, shkruan srf.ch. Si rezultat, qasjet dhe rrugët mund të jenë më të vështira se në vitet e kaluara.
Prandaj, SAC rekomandon planifikim të kujdesshëm. Alpinistët duhet të marrin informacion të azhurnuar para se të nisen, për shembull, nga kasollet malore ose zyrat e guidave malore. Ata me pak përvojë duhet të bëjnë ecje me guidat malore.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj













