Kosova
Egzona Hoxha nga Kosova, fituese e një çmimi në European Youth Award
Ajo fitoi në kategorinë ‘Qasja në publik’, me një aplikacion për personat me nevoja të veçanta, ku mund të shohin cilat objekte, trotuare apo rrugë janë të përgatitura për këtë kategori të personave
Në Festivalin Çmimi i Rinisë Evropiane (European Youth Award – EYA) një konkurs pan-Evropian për të rinjtë, sipërmarrësit dhe inovuesit evropianë që krijojnë projekte dixhitale me synimin për të përmirësuar shoqërinë, që mbahet në Graz të Austrisë janë ndarë çmimet kryesore e në mesin e fituesve ishte kosovarja, Egzona Hoxha, transmeton albinfo.ch.
Ajo fitoi në kategorinë ‘Qasja në publik’, me një aplikacion për personat me nevoja të veçanta, ku mund të shohin cilat objekte, trotuare apo rrugë janë të përgatitura për këtë kategori të personave! Në këtë event ishte pjesëmarrës edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili foli për rininë e Kosovës dhe potencialin që e ka për të qenë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit në të ardhmen. “Kemi një popullatë shumë të re që është bekim për vendin, por edhe obligim që të gjejmë mekanizma për t’i mbajtur të edukuar dhe të angazhuar me punë”, tha ai.
Kreu i MZHE-së u ndal te projekti që është në zhvillim e sipër, për të cilin do të investohen 60 milionë euro, ku 80 për qind shkojnë në infrastrukturë duke e mbuluar 98 për qind të territorit të Kosovës me fibër optik për të siguruar qasje të shpejtë të internetit në të gjitha fshatrat, shkollat e spitalet në Kosovë dhe pjesa e mbetur (12 milionë) do të shpenzohen në ndërtim të kapaciteteve njerëzore duke trajnuar dhe promovuar punën e të rinjve brenda dhe jashtë Kosovës.
Ministri Lluka në kuadër të EYA ka ndarë çmimin kryesor, që fitoi projekti ‘Erase all the kitties’, që ka për qëllim edukimin në programim të fëmijëve nga 8 deri 12 vjeç përmes lojërave.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












