Sport
Futbollistëve të FC Lugano në Romë u bashkohet edhe Jetmir Krasniqi
Edhe në të kaluarën albinfo.ch ka shkruar për formën e kënaqshme dhe lojën e bukur të futbollistit shqiptaro-zviceran Jetmir Krasniqi. Ky lojtar i ri e perspektiv më herët ka luajtur në skuadrat voduase FC”Lausanne-Sport”dhe FC“Le Mont”. Po ashtu ai ka qenë edhe pjesë e seleksionit të Zvicrës, në grupmoshat U-20 dhe 21.
Në fund të gushtit të vitit të kaluar Krasniqi pati kaluar në skuadrën tiçineze FC Chiasso, anëtare e të ashtuquajturës”Challenge League”të Zvicrës.
Me këtë ekip ai, luajti gjashtëmbëdhjetë ndeshje,duke treguar angazhim maksimal dhe lojë të shkëlqyer.
Një mbrojtës dinamik dhe i pathyeshëm si Krasniqi,është krejt e natyrshme që të lakmohet nga të gjitha skuadrat.
Mirëpo në këtë drejtim më vigjilent dhe të shkathët kësaj radhe u treguan aksionarët e FC Lugano.
Ata për mrekulli shfrytëzuan pushimet e këtij gjysmëstinori, duke rënë në kontakt me fqinjët e tyre.
Bisedimet ndërmjet udhëheqësve të këtyre dy skuadrave të këtij regjioni përfunduan me sukses.
Marrëveshja u realizua para tre ditëve. Në bazë të kësaj marrëveshje gjatë dy viteve të ardhshme Jetmir Krasniqi,me origjinë nga Drenoci i Klinës së Kosovës, do të jetë lojtar i FC”Laugano”anëtare e Super Ligës zvicerane të futbollit.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate është tejet i kënaqur edhe vetë futbollisti Krasniqi.
Në një prononcim ekskluziv për Albinfo.ch,ai thotë se në mjedisin e ri ndihet sikur në shtëpinë e tij.
Po ashtu konsideron që është me fat dhe i privilegjuar që trajner ka Perluigi Tami,me të cilën u njoh në kohën kur ishte pjesë e ekipit të shpresave U-21 të Zvicrës.
FC” Lugano “gjysmësezonin e Kampionatit të sivjetmë e ka përfunduar në vendin e shtatë me gjithsej 22 pikë.
Krasniqi mendon që diferenca prej vetëm pesë pikësh nga FC”Sion”i radhitur në tabelë si i fundit,nuk garanton rehati.
Me kusht që të mos ngjajë ndonjë e papritur FC “Lugano”me kohë ka filluar edhe fazën e ushtrimeve përgatitore.
Një kontingjent prej njëzetepesë futbollistësh i kësaj skuadre tash sa ditë po ushtron në Romë të Italisë.
Në kuadër të këtyre ushtrimeve parashihet edhe zhvillimi i disa ndeshjeve miqësore, me çfarë do të testohet forma e secilit lojtar.
Krasniqi,i vetëdijshëm për rëndësinë e takimit të 4 shkurtit të muajit të ardhshëm FC “Basel 1893”-FC “Lugano”po punon intensivisht,në mënyrë që në stadiumin”Parc Saint-Jacques”të Baselit,ai dhe skuadra e tij të prezantohen sa më denjësisht.
Nga arritjet e këtij futbollisti të talentuar dhe tejet cilësor është mirë të përfitojnë edhe dy Federatat tona të futbollit,qoftë ajo e Shqipërisë apo e Kosovës.
Në të kundërtën Jetmir Krasniqi,si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Zvicër, fare lehtë mund të jetë edhe në listën e përzgjedhësit zviceran Vladimir Petkoviq.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: 2/3 e perimeve në supermarkete përmbajnë substanca toksike Një analizë e kryer nga revista e konsumatorëve K-Tipp ka zbuluar se një pjesë e madhe... -
Valisi ndalon posterin kundër emigracionit – “mund të ngatërrojë shoferët” -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Përdorimi i IA: Ku renditen, Zvicra, Kosova e Shqipëria -
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë














