Kosova
Pas shqetësimeve të ngritura, KQZ sqaron procesin e votimit me postë nga jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me një sqarim publik lidhur me organizimin e votimit jashtë Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura në opinion për mënyrën e zhvillimit të këtij procesi.
Sipas KQZ-së, procesi i votimit jashtë vendit është realizuar në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe përfshin dy mënyra votimi: përmes përfaqësive diplomatike dhe përmes postës.
Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se janë siguruar masa të shumta sigurie gjatë regjistrimit të votuesve, përfshirë verifikimin me fotografim dhe pranimin e një dëftese unike regjistrimi për secilin votues, e cila shërben për identifikim gjatë procesit të votimit me postë.
Për votimin jashtë Kosovës, janë hapur 30 qendra votimi në përfaqësi diplomatike (17 ambasada dhe 13 konsullata), si dhe kuti postare në 22 shtete të ndryshme për pranimin e pakove me fletëvotime.
KQZ thekson se nga Zgjedhjet Lokale 2025 ka filluar përdorimin e fletëvotimeve të shtypura nga vetë institucioni, të cilat përmbajnë elemente sigurie, dhe se kjo praktikë është zbatuar edhe në dy proceset e fundit zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.
Sipas sqarimit, votuesit marrin një pako me fletëvotim dhe udhëzime, të cilën e plotësojnë dhe e kthejnë përmes kutive postare të vendosura jashtë vendit, ndërsa çdo dërgesë kalon proces verifikimi përmes dëftesës së regjistrimit, transmeton albinfo.ch.
KQZ gjithashtu ka bërë të ditur se janë ndjekur procedura standarde për tërheqjen dhe transportimin e pakove me fletëvotime, ku janë përfshirë edhe zyrtarë të autorizuar të përfaqësive diplomatike dhe vëzhgues të akredituar.
Pas mbërritjes në Kosovë, pakot i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe më pas ato që plotësojnë kriteret dërgohen për numërim sipas komunave përkatëse.
KQZ thekson se i gjithë procesi është zhvilluar me transparencë dhe nën monitorimin e vëzhguesve të akredituar, ndërsa deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë apo vërejtje nga subjektet politike apo organizatat vëzhguese.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













