E-Diaspora
“Ilirët” me tingujt burimorë i dhanë frymë festive Ditës së Flamurit
Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e Artistike “Ilirët” nga Lozana e udhëhequr nga Ilir Bytyqi
Në sallën e “Aula de Bèthusy” të Llozanes, në pasditen e të dielës ishin mbledhur shumë bashkatdhetarë që kishin ardhur për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë që përkon edhe me ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çiftelitë në duart e instrumentistëve tingëllonin si zëra bilbilash nën drejtimin e udhëheqësit artistik Ilir Bytyqi. Kënga dhe vallet burimore jehonin me mburrje nga anëtarët a grupit ndërsa veshjet kombëtare dukeshin si një ylber ngjyrash në skenë. Binte në sy pastaj dueti Imsaleja dhe Adea, dy vogëlushet shumë të këndshme me një zë bilbili që të mbeten gjatë në mendje.
Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e Artistike “Ilirët” nga Lozana e udhëhequr nga Ilir Bytyqi. Bashkë me “Ilirët” ishin edhe mysafirët e këngës popullore Donika Ndreca, Gazmend Berisha , Flamur Sherifi, Amrush Morina e Flamur Shala.
Në këtë koncert nuk mungoi as kuzhina shqiptare.
Shoqata “Ilirët” mëse 22 vite nuk është ndalur së vepruari, në udhëtimin e saj për të ruajtur, kultivuar, prezantuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore si dhe në mbështetjen e shkëmbimeve ndërkulturore në Zvicër dhe jashtë saj.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel



























