Sport

Kroacia mund Kosovën me rezultat 1 : 0

Në minutën e 75-të të ndeshjes, Kroacia ka shënuar ndaj Kosovës duke udhëhequr me rezultatin 1:0. Autor i golit ishte Domagoj Vida

Siç ishte parashikuar, ndeshja në mes të Kroacisë ddhe Kosovës në futboll, e ndërprerë mbrëmë për shkak të shiut, ka filluar sot në orën 14.30.

Pjesa e parë e ndeshjes që u luajt në stadiumin «Maksimir» të Zagrebit, ka përfudnuar me rezultat të barabartë, 0 me 0.

Ndonëse Kroacia ka mbizotëruar, edhe Kosova ka treguar një lojë të mirë. Në minutën e 27-të, një rast të mirë për gol e ka pasur mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndërsa në minutën e 75-të të ndeshjes, Kroacia ka shënuar ndaj Kosovës duke udhëhequr me rezultatin 1:0. Autor i golit ishte Domagoj Vida, pas pasimit të Modriçit.

Ndeshja ka përfudnuar me po këtë rezultat.

Kjo ishte humbja e gjashtë e Kosovës në kualifikimet për Botërorin 2018.