Autotech

Kur do të lansohen telefonat e rinj Android më 2018

“GSMArena” përmes raportimeve ka treguar cilët janë telefonat e rinj, Android, që pritet të pushtojnë tregjet më 2018

Një vit i ri për telefonat e mençur do të nisë së shpejti.

Shumë telefona Android e platforma të tjera do të nisin të shfaqen që nga muajt e parë të vitit.

“GSMArena” përmes raportimeve ka treguar cilët janë telefonat e rinj, Android, që pritet të pushtojnë tregjet më 2018, transmeton Albinfo.ch.

Dy telefonat e rinj të Samsungut, Galaxy S9 dhe S9+ pritet të lansohen në shkurt.

Në shkurt do të vijnë edhe LG G7 dhe G7+.

Xiaomi pritet të lansojë Mi7 në prill, ndërsa në maj do të vijë HTC U12.

OnePlus 6 dhe ZTE Nubia Z18 mund të shpalosen në qershor, bashkë me Sony Xperia XZ Pro-A.

Në vjeshtë – priten Note 9, Xiaomi Mi Mix3 dhe LG V40 në shtator.

Google Pixel 3XL listohet për lansim në tetor, bashkë me ZTE Nubia Z18S, Xperia XZ2 dhe HTCU12+.

Me mbylljen e vitit 2018 do të shihen edhe Moto Z2019 dhe OnePlus 6T.