Kosova
Mishi nga Belgjika në Kosovë ishte i vjetër 12 vjet
Mishi i prishur nga Belgjika në vendet tjera evropiane, vazhdon të bëjë bujë në mediat belge.
“Het Laatste Niuews” ka raportuar se mishi i transportuar në Kosovë nga thertorja belge, Veviba, ka qenë i vjetër deri në 12 vjet.
Gjithnjë sipas gazetës belge, në një dokument gjykate thuhet se një kamion me mish të Vevibas nga Bastogne ka mbërritur në Kosovë më 19 shtator 2016.
“The Brussels Times” shkruan se mishi ishte i transportuar në Kosovë ishte i vitit 2004.
Gjithashtu është bërë e ditur se një pjesë e mishit ka ardhur nga thertoret në Izegem dhe Harelbeke, dhe se është ripaketuar në kuti që bartnin logon e Vevibas.
Në të njëjtin muaj, Agjencia Federale për Siguri të Ushqimit është kontaktuar dhe është njoftuar për zbulimin e bërë nga autoritetet kosovare gjatë një inspektimi të mishit.
Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Gentit, Bruno De Meulenaer, i cili ka thënë se mishi i ngrirë për 12 vjet nuk përbën doemos rrezik për shëndetin, të paktën “nëse ngrirja nuk ka pësuar ndryshime dhe nëse mishi është ruajtur vazhdimisht në temperatura minus 18 gradë Celcius”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut Dy javë më parë, një ish-drejtor i klinikës kardiake pohoi se 150 vdekje kishin ndodhur në...
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’?