Sport

Mustafi në radarin e Juventusit

Por “Topçinjtë” nuk duan largimin e reprezentuesit gjerman sidomos pas formës së shkëlqyer në sezonin e ri

Juventusi raportohet se ka pyetur Arsenalin për shërbimet e Shkodran Mustafit në mënyrë që ta transferojë atë në janar, por ka marrë përgjigje negative.

Sipas “RaiSport”, ish-mbrojtësi i Sampdorias po konsiderohet si cak kryesor për “Zonjën e Vjetër”, por “Topçinjtë” nuk duan largimin e reprezentuesit gjerman sidomos pas formës së shkëlqyer në sezonin e ri.

Kampioni italian po kërkon një qendërmbrojtës të ri pas problemit që ka pasur me Benedikt Howedesin të cilin e transferoi sivjet, por që deri tani ka pasur vetëm një paraqitje në sezon, transmeton Albinfo.ch.