Kultura

Promovohet “Arkivi i luftës” i autorit Berat Luzha

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët, veprimtarët, miqtë dhe dashamirët e librit të marrin pjesë në promovimin e librit “Arkivi i Luftës” të autorit, Berat Luzha.
Promovimi do të bëhet më datën 13 maj 2017 në ora 15 –të në Qendrën Kulturore Shqiptare në Cyrih dhe me datën 14 maj në ora 15-të në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë.
Është hera e parë që para bashkatdhetarëve tanë në Zvicër po prezantohet një libër kaq voluminoz me katër vëllime, ku janë përfshirë ngjarjet më të lavdishme të periudhës së luftës çlirimtare në Kosovë.

Takimi në Cyrih mbahet në rrugën Eugen Huber strasse 19a, Altstteten 8040, pranë Konsulatës së Kosovës.
Ndërsa takimi tjetër (të nesërmën) mbahet në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë në Amthausgasse 3, 3012 Bern.

KËSHILLI ORGANIZATIV