Sport

Sadiku dhe Alioski, idhuj të tifozëve zviceranë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare së bashku me Alioskin janë shndërruar në idhuj të tifozëve të Luganos

Armando Sadiku shkëlqeu në Ligën e Parë me Zurichun dhe po shkëlqen në Superligë me Luganon, njofton albinfo.ch.

 

Sadiku ka qenë vendimtar në shumë ndeshje për skuadrën zvicerane që po lufton për një vend në garat evropiane.

 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka pasur ndihmë edhe nga Alioski, sulmuesi shqiptar, i cili luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë.

 

Futbollistët shqiptarë janë shndërruar edhe në idhuj të tifozëve të Luganos, të cilët në shumë takime ata shpalosin pankarta me Sadikun e Alioskin.

 

“Tifozët, përveçse kanë mbështetur skuadrën nga fillimi në fund, kanë bërë edhe një banderolë shumë simpatike për dyshen e mrekullive Alioski-Sadiku”, ka shkruar faqja zyrtare e Luganos.