Sport

Sfida speciale kundër Italisë

Shumë futbollistë kuqezi luajnë në kampionatin italian dhe ata kanë thënë se kjo ndeshje është shumë speciale

Përballja mes Italisë dhe Shqipërisë, është veçantë për shumë arsye. Disa futbollistë kuqezi luajnë në Kampionatin italian, ashtu si edhe trajneri italian që drejton kuqezinjtë, shkruan albinfo.ch.

 

Njëri ndër futbollistët që luan në Serie A është edhe Elseid Hysaj i Napolit. Ai ka thënë se ndaj italianëve do të japin 100 % në fushë. “Ne luajmë për të marrë rezultat pozitiv. Mungesa kemi pasur edhe në ndeshjet e mëparshme. Çdo kush që do të luajë do të japë 100 për qind. Besoj që do të shkojmë për rezultat pozitiv. Nuk mund të themi që do të fitojmë, të barazojmë apo të humbasim. Të gjithë luajnë për të fituar. Suksesi shërben për vendin e dytë”, ka deklaruar Hysaj në konferencën për media.

 

Në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohet Burim Kukeli, për shkak të mungesave. “Kemi mungesë mbrojtësish, por në këtë pozicion e kam treguar se ndihem mirë. Gjithsesi për këtë vendos trajneri, unë do të mundohem të jap maksimumin për ekipin”, thotë ai.

Ndeshja do të luhet sonte me fillim në ora 20.45 në stadiumin e qytetit të Palermos.