Sport
Shaqiri: Do të luaj me zemër për Zvicrën
“Jam shumë i lumtur që Kosova është pranuar. Por, do të luaj me zemër për Zvicrën dhe shpresoj të kemi një Kampionat sa më të mirë. Unë luaj për Zvicrën dhe do të japi gjithçka për këtë Kombëtare. Nuk ka asgjë për t’u diskutuar”, ka thënë Shaqiri
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri ka qenë në Cyrih, ku ka marrë pjesë edhe në një promocion të “Nike”.
Ai është takuar me bashkëlojtarin Ricardo Rodriguez, derisa në intervistë para të pranishmëve, nuk munguan pyetjet për Kosovën.
“Jam shumë i lumtur që Kosova është pranuar. Por, do të luaj me zemër për Zvicrën dhe shpresoj të kemi një Kampionat sa më të mirë. Unë luaj për Zvicrën dhe do të japi gjithçka për këtë Kombëtare. Nuk ka asgjë për t’u diskutuar”, ka thënë Shaqiri, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch. Ai ka shtuar se askush nga Federata e Futbollit të Zvicrës nuk e ka kontaktuar për këtë çështje dhe kjo është pak e çuditshme.
Por, ka një çështje që Xherdan Shaqiri është i shqetësuar dhe kjo është shiriti i kapitenit. Trajneri Vladimir Petkoviq bëri të ditur se Stephan Lichtsteiner është kapiteni i ri, para Valon Behramit dhe Granit Xhakës. “Gjithkush dëshiron të bëhet kapiten. Do të dëshiroja të isha kapiten. Jam sigurisht i dëshpëruar. Petkoviq më ka thënë në një bisedë personale se nuk i përkas shiritit të kapitenit”, theksoi Shaqiri dhe ai ka një arsyetim të madh.
Me vetëm 24 vjet, ai ka 51 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola, duke qenë shënuesi më i mirë në ekipin aktual. Top-shënues i Kombëtares është Alex Frei me 42 gola, por kur i kishte 24 vjet kishte shënuar vetëm tetë gola. Një rekord që mund ta thyejë tjetër është i Heinz Hermann me 118 ndeshje.
Shaqiri është arma sekrete e Zvicrës kundër Shqipërisë, pasi ai më herët ka shënuar kundër tyre dhe takimi i parë në Evropian më 11 qershor është Shqipëri-Zvicër. Pikërisht Shaqiri është shpresa më e madhe e zviceranëve për këtë ndeshje, duke shpresuar që ai të shpërthejë.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë Dy kërkesa që lidhen me luftën në Iran u refuzuan, ndërsa një fluturim mirëmbajtjeje dhe dy... -
Ndeshja St. Gallen : Lugano shtyhet për shkak të borës -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku














