evente
Video: Koncert madhështor i pavarësisë i organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Në një atmosferë festive, ku glamuri dhe klasi par ekselansë u ndërthurën natyrshëm me elegancën e sallës prestigjioze Victoria Hall në Gjenevë, arti shqiptar u prezantua përmes interpretimit brilant të tenorit Rame Lahaj dhe sopranos Marigona Qerkezi .
Koncerti i organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë u shndërrua në një manifestim solem, me një audiencë prej mbi 1000 të pranishmish, duke reflektuar në mënyrë dinjitoze shpirtin kulturor, diplomatik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Emocionet artistike kulmuan me ovacione dhe duartrokitje të gjata, duke krijuar një rezonancë të fuqishme me publikun e mërgatës shqiptare në Zvicër.
Videoja përcjell gjithashtu impresionet e Konsulles së Përgjithshme, zonjës Floreta Kabashi-Ademaj si dhe të diplomatëve të pranishëm, duke e ngritur këtë ngjarje përtej një koncerti në një manifestim përfaqësues dhe mbresëlënës të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Nga ChatGPT te startupi miliardësh: Mira Murati prezanton vizionin e ri Startupi i ri i Mira Muratit siguron 2 miliardë dollarë financim... -
Belgjikë
Shqiptarja në Bruksel, Denajda Bajraktari, publikohet në revistën prestigjioze juridike belge ‘DAOR’ -
Suedi
Shqiptari nga Kosova kurorëzon suksesin akademik, fiton titullin “Doktor Shkence” në Suedi -
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet”
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva mbetet qyteti me trafikun më të rënduar në Zvicër Gjeneva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve zvicerane me problemet më të mëdha në trafik, sipas... -
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave











