Muzikë
Alba Festival 2026, ëndrra e kulturës dhe muzikës shqiptare rikthehet në Cyrih më 20 dhe 21 qershor 2026
Alba Festival 2026 shënon këtë vit edicionin e pestë jubilar, duke konfirmuar statusin e tij si festivali më i madh i muzikës shqiptare në Evropë. Platforma mediale albinfo.ch është edhe këtë vit sponsor medial zyrtar i Alba Festivalit, duke ofruar mbulim të gjerë informativ para, gjatë dhe pas festivalit.
Më 20 dhe 21 qershor 2026, në hapësirën e njohur Kasernenareal në Zürich, do të mbahet Alba Festival 2026, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës dhe kulturës shqiptare në Evropë. Festivali, i cili prej vitesh mbledh mijëra pjesëmarrës nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare, është shndërruar në një simbol të verës shqiptare në Zvicër, duke bashkuar muzikën, kulturën dhe argëtimin në një atmosferë unike.
Në prag të edicionit të sivjetmë, Albinfo.ch organizoi një intervistë me influenceren nga Cyrihu, Mimoza Lekaj, e cila është njëkohësisht në mesin e organizatorëve të Alba Festivalit. Ajo foli për atmosferën që e karakterizon festivalin, risitë e këtij viti dhe arsyet pse publiku nuk duhet ta humbasë këtë ngjarje.
albinfo.ch: A është Alba Festival vetëm për shqiptarët?

Mimoza Lekaj: Absolutisht jo. Alba Festival është i hapur për të gjithë. Nëse ju pëlqen muzika shqiptare dhe atmosfera festive, atëherë ky festival është për ju, pavarësisht prejardhjes apo kombësisë.
albinfo.ch: Shumë persona pyesin për kufizimin e moshës. Pse festivali është 16+?
Mimoza Lekaj: Edhe këtë vit festivali zhvillohet sipas rregullave që aplikohen për festivale të ngjashme në Zvicër dhe është i hapur për persona nga mosha 16 vjeç e lart. Kjo nuk ndryshon asgjë nga përvoja që ofron festivali për pjesëmarrësit. Më shumë informata: alba-festival.ch/infos
albinfo.ch: Çfarë do t’u thoshit atyre që nuk kanë marrë pjesë asnjëherë?
Mimoza Lekaj: Nuk është kurrë vonë për të qenë pjesë e Alba Festival. Nëse ende nuk keni ardhur, ju ftoj ta përjetoni këtë atmosferë unike. Unë vetë çdo vit kam kaluar shumë mirë dhe është një ndjesi e jashtëzakonshme që vështirë përshkruhet me fjalë.
albinfo.ch: Çfarë e bën kaq të veçantë Alba Festivalin?
Mimoza Lekaj: Është energjia e njerëzve, muzika dhe ndjenja e bashkimit. Për një ditë të tërë krijohet një atmosferë e veçantë ku takohen njerëz nga vende të ndryshme, por që ndajnë të njëjtin entuziazëm për muzikën dhe festën.
albinfo.ch: Çfarë surprizash keni për publikun këtë vit?
Mimoza Lekaj: Këtë vit janë menduar shumë elemente të reja. Artistët do të performojnë live me sete të zgjeruara deri në 90 minuta, duke i dhënë publikut më shumë kohë për të shijuar performancat e tyre. Gjithashtu do të ketë partnerë dhe bashkëpunime të reja që do t’i japin festivalit një dimension edhe më të veçantë.

albinfo.ch: Çfarë mund të presin vizitorët nga programi i këtij edicioni?
Mimoza Lekaj: Publiku mund të presë shumë energji, performanca të fuqishme live dhe një atmosferë që të mbetet gjatë në kujtesë. Organizatorët kanë investuar shumë që ky edicion të jetë ndër më të veçantët deri më sot.
albinfo.ch: Ka interes edhe nga kompani dhe sponsorë që dëshirojnë ta mbështesin festivalin. Si mund të kontaktojnë?

Mimoza Lekaj: Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë përmes faqes zyrtare të festivalit. Alba Festival është gjithmonë i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë zhvillimin dhe rritjen e këtij eventi.
albinfo.ch: Pse duhet të sigurojnë biletën që tani?
Mimoza Lekaj: Sepse këtë vit i pret një përvojë e veçantë. Nuk ka më justifikime për ta humbur. I ftoj të gjithë të bëhen pjesë e Alba Festival 2026 dhe të krijojnë kujtime që do t’i mbajnë gjatë.
Për më shumë informacione dhe bileta:
www.alba-festival.ch
Për albinfo.ch Luljeta Ademi
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Qershor 2026
- Ora14:00
- LokacioniKasernenareal në Zürich
- Data e përfundimit21 Qershor 2026 - 22:00
E-Diaspora
-
“The Beauty of the Donkey” nga regjisorja Dea Gjinovci në Berlin Përmes një qasjeje artistike unike, Dea Gjinovci hapi një dialog të rëndësishëm mbi të kaluarën dhe... -
Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA -
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione -
Kroaci
Kroaci: Kosova prezantohet me këngë e valle tradicionale në manifestimin e Varazhdinit -
Zvicër
Shqiptar apo zviceran? Një brez mes rrënjëve dhe integrimit
Jeta në Zvicër
-
SBB do të nxjerrë jashtë përdorimit rreth 400 trena të kontaminuar me azbest Kompania hekurudhore zvicerane SBB po përgatitet të tërheqë nga përdorimi rreth 400 trena dhe vagona që... -
Deputetja zvicerane kërkon që mjekët të raportojnë pacientët e rrezikshëm te policia -
Një bazilikë në Zvicër ruan një instrument muzikor mbi 600-vjeçar -
Zvicër
Tulipanët mbulojnë çdo pranverë qytetin zviceran të Morgesit -
Zvicër
Shqiptar apo zviceran? Një brez mes rrënjëve dhe integrimit















