Integrimi
Rene Rexhepi, edhe një herë kuzhinieri numër një në botë
Restoranti i tij, “Noma” ka ka udhëhequr listën prej 50 restoranteve më të mirë në botë në vitet 2010, 2011 dhe 2012
Pas një “pauze” të shkurtë njëvjeçare, restoranti “Noma”, pronë e shqiptaro-danezit Rene Rexhepi (Redzepi) shpallur edhe njëherë më i miri në botë.
“Noma” ka ka udhëhequr listën prej 50 restoranteve më të mirë në botë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Vetëm vitin e kaluar (2013) vendin e të parit atij ia pati marrë restoranti spanjoll “ El Celler de Can Roca”. Ky ndërkaq sivjet ka rënë sërish në vendin e dytë.
Të hënën, në mbrëmjen e ndarjes së çmimit, Rexhepi duke marrë mirënjohjen e ka cilësuar ekipin e tij si “frymëzim”, ndërsa ka pranuar se nuk është tip shumë i përshtatshëm. Ai ka shtuar se ende nuk kanë arritur synimin. “Ka ende shumë zbulime që presin për t`u bërë, shumë receta që duhen shkruar”.
Lista është bërë nga vlerësimet e 900 ekspertëve.
Rene Rexhepi është i biri i një shqiptari nga Tetova dhe i një danezeje. Vitin 2012, me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të pavaresisë së Shqipërisë ai pati bërë një vizitë në Tiranë.
Vitin e kaluar “Noma” ishte detyruar të kërkonte falje pasi që një numër mysafirësh kishin pësuar të vjella dhe diarre, shkruan azonline.ch.
Në listën e 50 restoranteve më të mira në botë për vitin 2014 është vetëm një restorant zviceran. Fjala është për restorantin “Schlos Schauenstein” në Füurstenau, i cili është radhitur në vendin 43, duke rënë për një vend më poshtë se vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?