Kalendari

Konkurs për mësimdhënës-e në pikën shkollore Degersheim

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër

KONKURS

për vitin shkollor 2014/2015

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikën shkollore Degersheim

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

–  të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
–  të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
–  të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).

Kërkesa,  jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs.

  Ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi­[email protected]

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër

 

 

  

Buchs, 10.Shtator  2014                               Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG

                                                                   Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve