Shkurt.ch
U vihet dryri 5000 shitoreve mashtruese online
Në shitoret e përmendura online ofrohen atlete të firmave të njohura, veshmbathje tjera ose çanta të markave të shtrenjat, me çmime të ulëta
Në Zvicër është shënuar një rritje e madhe e numrit të shitoreve mashtruese online. Vetëm gjatë këtij viti, autoritetet kanë bllokuar më shumë se 5000 adresa të rrejshme interneti. Kjo është një rritje e madhe kur dihet se një vit më parë kanë qenë vetëm 700 adresa qüe janë bllokuar.
Këtë e ka konfirmuar fondacioni “Switch” për magazinë e konsumatorëve “Espresso” të radios SRF. “Switch” bën administrimin e adresave të internetit në Zvicër që përfundojnë me “.ch”.
Në shitoret e përmendura online ofrohen atlete të firmave të njohura, veshmbathje tjera ose çanta të markave të shtrenjat, me çmime të ulëta. Shpesh ndodh që mallrat e falsifikuara që janë porositur të mos dërgohen fare dhe të keqpërdoren të dhënat nga kartelat e kreditit.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











