Kosova
Nga 2026 linja të reja direkte ajrore nga Kosova drejt Italisë
Kosova lidhet më shumë me Italinë, linjat e reja direkte nisën nga 2026
Lajm i shkëlqyer për udhëtarët dhe lidhjet ndërkombëtare! Wizz Air ka njoftuar hapjen e një linje të re direkte ajrore që lidh Kosovën me Italinë, duke sjellë një hap të rëndësishëm drejt afrimit të dy vendeve përmes transportit ajror, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të kompanisë, fluturimet direkte do të operohen nga Aeroporti Fiumicino i Romës drejt Aeroportit të Prishtinës, duke filluar nga data 22 shtator 2026. Dy fluturime do të kryhen çdo javë, të martën dhe të shtunën, duke ofruar një mundësi më shumë për udhëtarët dhe për zhvillimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe turistike mes dy kryeqyteteve.
Ky hap pritet të ndihmojë në rritjen e mobilitetit dhe të lehtësojë udhëtimet për qytetarët e Kosovës që vizitojnë Itali, si dhe për italianët që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën, duke krijuar një urë më të fortë midis dy vendeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money”
Jeta në Zvicër
-
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues Kancelari Friedrich Merz kërkon integrim më të shpejtë për Ukrainën, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do... -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online













