Kosova

Gjilani përforcohet në mbrojtje, transferon Davud Sylajn nga Zvicra

SC Gjilani ka vazhduar përforcimet gjatë afatit kalimtar veror, duke prezantuar një tjetër futbollist në radhët e skuadrës.

Klubi kuqe e bardhë ka siguruar mbrojtësin 20-vjeçar, Davud Sylaj, i cili vjen nga futbolli zviceran.

Sylaj është zhvilluar në akademinë e FC Zurich, ndërsa para transferimit te Gjilani ishte pjesë e FC Paradiso.

Futbollisti mund të aktivizohet si mbrojtës qendror dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të Kosovës për grupmoshën U19.