Lajme
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë?
Sipas specialistëve, faktorë si sistemi cilësor shëndetësor, infrastruktura e mirë dhe masat parandaluese kanë ndihmuar që numri i viktimave në Zvicër të jetë më i ulët
Edhe pse Zvicra vazhdon të regjistrojë më pak vdekje të lidhura me valët e të nxehtit sesa disa vende fqinje evropiane, ekspertët paralajmërojnë se ky avantazh mund të mos zgjasë gjatë përballë ndryshimeve klimatike dhe plakjes së popullsisë.
Sipas specialistëve, faktorë si sistemi cilësor shëndetësor, infrastruktura e mirë dhe masat parandaluese kanë ndihmuar që numri i viktimave në Zvicër të jetë më i ulët. Megjithatë, valët e fundit të të nxehtit kanë qenë ndër më të gjatat dhe më intensive të regjistruara ndonjëherë në vend, me temperatura mbi 35°C për disa ditë radhazi dhe net tropikale në shumë rajone, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët theksojnë se rreziku më i madh vazhdon të jetë për të moshuarit, personat me sëmundje kronike, foshnjat dhe gratë shtatzëna. Ata paralajmërojnë se, nëse temperaturat ekstreme bëhen më të shpeshta, numri i viktimave mund të rritet edhe në Zvicër, ashtu siç ka ndodhur në vende të tjera të Evropës.
Sipas vlerësimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vala e të nxehtit në Evropë ka shkaktuar mbi 1.300 vdekje të lidhura me temperaturat ekstreme, duke rikthyer në qendër të vëmendjes nevojën për plane më të forta të mbrojtjes së shëndetit publik
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër Shkalla e papunësisë ra nga 3.0 në 2.9 për qind. SECO ia atribuon rënien kryesisht faktorëve... -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike -
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit














