Lajme
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike
Ministri zviceran i Mjedisit, Albert Rösti, ka deklaruar se vala aktuale e të nxehtit është një shenjë e qartë e ndryshimeve klimatike, duke e cilësuar atë si një rrezik serioz për njerëzit dhe mjedisin, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për radion publike SRF, Rösti theksoi se qytetet duhet të kenë më shumë hapësira të gjelbra dhe se kantonet e komunat duhet të investojnë më shumë në masa përshtatëse për t’u përballur me temperaturat ekstreme.
Ai shtoi se, megjithëse jo çdo fenomen ekstrem i motit lidhet drejtpërdrejt me krizën klimatike, vala aktuale e të nxehtit është një tregues i qartë i prirjeve afatgjata të ndryshimeve klimatike.
Ministri rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e qeverisë për zgjerimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, por nënvizoi se edhe energjia bërthamore duhet të mbetet pjesë e strategjisë për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Deklaratat e Rösti vijnë në një kohë kur Evropa po përballet me një nga valët më intensive të të nxehtit të viteve të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor po i bën ngjarje të tilla gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rënda.
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 Bllokimet në autostradat e Zvicrës janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke arritur në gati 68... -
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit -
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër












