Lajme
Më 12 gusht, nis marrëveshja për sigurimin e automjeteve
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë arritur pajtueshmëri që me 12 korrik të fillojnë së zbatuari Marrëveshjen për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve
Në dialogun teknik që po zhvillohet në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë arritur pajtueshmëri që me 12 korrik të fillojnë së zbatuari Marrëveshjen për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve. Marrëveshja u ndërmjetësua nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi, të dyja palët raportuan për finalizimin e përgatitjeve teknike për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues. Palët u zotuan që me përkushtim do të zbatojnë këtë marrëveshje e cila është lehtësuar dhe garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Byrove Evropiane.
Me ketë rast, ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, theksoi se pas këtij takimi çdo gjë është gati që të fillojë zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe se tani e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi.
Kjo marrëveshje kontribuon për përmirësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve dhe është në pajtim me standardet evropiane për lëvizjen e lirë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili kryeson delegacionin serb, citohet të ketë thënë se “Qeveria e Serbisë ka luftuar që ‘qytetarët tanë në Kosovë’ të lirohen nga detyrimi për të paguar taksën për sigurimin e automjeteve në ‘vendkalimet administrative’”.
Gjuriq ka thënë se me këtë hap është bërë një lëvizje e vogël, por e rëndësishme në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve në Kosovë. Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në muajin qershor në Bruksel dhe është dashtë të filloj në muajin korrik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










