Shqipëria
Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm
Autoritetet italiane kanë dëbuar nga Italia emigrantin shqiptar, Florian Saraçi, 32 vjeç, banues në Villorba të Trevizos.
Ai konsiderohet si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare me lidhje me radikalizmin islamik. Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e Antiterrorizmit italian si person i përfshirë në një proces radikalizimi islamik në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias.
Prej marsit 2018 ai kishte dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij si murator, duke ndryshuar stilin e tij të jetës me veshje të fesë myslimane e mjekër, përcjell albinfo.ch.
Në shkurt të 2019-ës, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre.
Ai detyronte bashkëshorten të vishte vetëm veshje myslimane e të frekuentonte xhaminë. Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë e ka firmosur urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri si person me rrezik kombëtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna” Pas përfshirjes së romanit të saj debutues „ë“ në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të... -
Lindon Bytyqi, finalist në Piranesi Award 2025 -
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Zvicër
-
Biel: Investitori i kriptovalutave vjedh miliona nga miqtë dhe familjarët Një këshilltar për kriptomonedha nga Biel në kantonin e Bernës është zhdukur pasi mblodhi rreth 7... -
Komuna e Gjenevës dëshiron të sigurojë kufijtë e saj -
Hotelet kapsulë drejtohen drejt rrugëve zvicerane -
Cilat janë shqetësimet kryesore të zviceranëve -
SBB heq linjën e natës drejt Malmös, parlamenti refuzon financimin












