Lajme
Pandemia do t’i kushtojë Austrisë rreth 54 miliardë euro
Këshilli Fiskal i Austrisë ka llogaritur se si pasojat e krizës së koronës do të ndikojnë në buxhet këtë dhe vitin e ardhshëm.
Sipas vlerësimeve, vetëm këtë vit pandemia COVID-19 do të kushtojë 34.6 miliardë euro, ndërsa vitin e ardhshëm 19.2 miliardë euro.
Vlerësimi i Këshillit Fiskal bazohet në supozimin se do të ketë një zhvillim pozitiv vitin e ardhshëm.
Barra prej 53.8 miliardë eurosh për buxhet për këto dy vjet përfshin kostot e masave stimuluese, si dhe pasojat e rënies ekonomike.
Presidenti i Unionit Fiskal, Martin Kocher, tha se ai ishte i mendimit që “bllokimi”, siç ishte në pranverë, duhet të shmanget.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se numri në rritje i të infektuarve rishtas ka një ndikim negativ në aktivitetet ekonomike.
Sipas Këshillit Fiskal, pasojat e pandemisë do të ndihen deri në vitin 2024. /KP
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













