Kosova
Thaçi takon Ramën në Tiranë
Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot është takuar më kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit, përmes një postimi në Facebook.
Në këtë takim, Thaçi tha se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shqiptarëve.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkroi Thaçi.
Ndryshe, Thaçi është duke qëndruar në Tiranë, pasi mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte tek ju ligji i planifikuar i Zvicrës për taksat individuale? Më 8 mars, votuesit zviceranë do të japin mendimin e tyre nëse çiftet e martuara duhet... -
Frangu vazhdon të forcohet edhe më tej ndaj euros -
Shkurtime të reja të vendeve të punës në Zvicër -
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve













