Kosova
1.5 milionë vaksina të administruara në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa është regjistruar vetëm një rast i ri i infektimit.
Edhe pse gjatë javëve të fundit në Kosovë është shënuar rënie e numrit të të vdekurve dhe e të infektuarve nga koronavirusi, në vendin tonë aktualisht vazhdojnë të jenë 632 raste aktive me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, masat kundër koronavirusit po vazhdojnë të mbesin në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 500 mijë vaksina kundër COVID-19, por ka theksuar se ende nuk ka mbaruar asgjë.
“Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar. Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Në njoftim është thënë se vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicion për qytetarët, andaj janë ftuar që të caktojnë terminet e tyre për vaksinim.
Gjatë javës së kaluar kanë qenë kryetarët e komunave dhe Shoqata e Gastronomisë, të cilët kanë kërkuar lirimin e masave nga Qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kujtojmë se dje në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet lokale, të cilat janë përcjellë nga afër për të mbikëqyrur respektimin e masave kundër COVID-19.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











