Shqipëria
1 Euro=100 lekë
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë kursi i këmbimit ishte 112 lekë
Kursi i këmbimit në Shqipëri ka pasur luhatje të forta gjatë këtij viti duke rezultuar me një mbiçmim të lekut me gati 12 pikë.
Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 100 lekë ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë kursi i këmbimit ishte 112 lekë.
Forcimi i kursit të këmbimit duket se është diktuar nga një tepricë e lartë oferte në tregun e brendshëm valutor e ndikuar nga një sërë faktorësh ekonomik e mbi te gjitha nga hyrjet e larta të turistëve që janë rritur me 38% në katër muajt e parë duke arritur në 2.3 milionë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
Banka e Shqipërisë analizon luhatjet në kursin e këmbimit të cilat vlerësohen pozitive për ekonominë shqiptare. Vlerësimi i lekut ka sjellë norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian, duke mbrojtur konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











