Shkurt.ch
1 miliard franga për autostrada
Qeveria e Zvicrës planifikon zgjerimin e rrjetit të rrugëve nacionale në vend
Rreth një miliard franga do të investohen për realizimin e këtij projekti. Qeveria e ka në plan të investojë në mes të Härkingen dhe Luterbach (SO), mes Winterthurit dhe Andelfingen (ZH) dhe në mes të Meyrin / Vernier dhe Le Vengeron (GE).
Një total prej 5.5 miliardë tashmë janë në dispozicion për zgjerimin e rrugëve nacionale. Ndërkohë janë lejuar 1.4 miliardë në implementimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.
Zyra Federale për Rrugët (Astra) në një deklaratë për media ka bërë të ditur se 430 kilometra të rrugëve nacionale do të mbingarkohen deri në vitin 2030, nëse nuk ndërmerren masa për zgjerimin e tyre.
Njëri ndër shkaqet thuhet të jetë rritja e qarkullimit rrugor.
Zonat më problematike sa u takon kolonave janë ato në autostradën A1, ndërmjet Gjenevës dhe Lozanës, si dhe ndërmjet Bernës dhe Winterthurit dhe A2 në zonën e Bazelit. Konsultimi rreth projekteve të infrastrukturës rrugore do të zgjasë deri më 7 gusht 2013.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër














