Shkurt.ch
1 milion veta në “Street Parade” të Cyrihut
Festa që sivjet zhvillohet nën moton “ Dance for Freedom” (vallëzo për paqen) ka filluar rreth orës 14.20 ndërsa pritet të përmbyllet zyrtarisht rreth mesnatës
Rreth një milion veta kanë parakaluar sot në Street Parade të Cyrihut, festë kjo karakteristike që këtë 10 gusht është mbajtur për të 22-tën herë me radhë. Koha e bukur me diell ka tërhequr të rinj nga e gjithë Zvicra, të cilët me veshje nga më ekstravagentet kanë parakaluar rrugëve rreth bregut të liqenit, nën ritmet shurdhuese të muzikës që buqet nga të gjitha anët.
Festa që sivjet zhvillohet nën moton “ Dance for Freedom” (vallëzo për paqen) ka filluar rreth orës 14.20 ndërsa pritet të përmbyllet zyrtarisht rreth mesnatës. SBB (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave) me këtë rast ka angazhuar mbi 100 trena specialë për në Cyrih. Ndërkaq, festa më e madhe e Zvicrës, e këtij lloji, ka tërhequr edhe mijëra të rinj dhe të tjerë nga vende të tjera evropiane.
Në tetë skena të mëdha nën qiellin e hapur po bëjnë muzikë rreth 185 DJ të ndryshëm. Pikë e rëndësishme e manifestimit është spektakli me dritë laserike, me ç`rast, duke filluar nga ora 22.45 për një orë të tërë nga Shtëpia e Kongreseve do të ndriçohet qielli mbi Cyrih.
Siç bëjnë të ditur mediet, të cilat e ndjekin spektaklin në holllësi, deri në këto momente, me gjithë tollovinë dhe zhurmën e madhe që po mbretëron, gjithçka është nën kontroll.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












