Lajme
1 milionë shqiptarë emigrantë në BE
Shqipëria është renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së
Komisionerja e BE-së, CeciliaMalmstrom ka theksuar se gjatë 2011, Bashkimi Evropian priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës.
Kjo është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BE-së.
Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT, transmeton Top-Channel.
“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së.
“Për azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët evropian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”,ka thënë Malmstrom.
“Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”, shtoi Malmstrom.
Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53% e qytetarëve evropianë mendojnë se emigracioni pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












