Lajme
10 arsyet pse duhet t’i hani mollët e gjelbërta
Mollat e gjelbërta kanë një numër të madh vlerash për shëndetin dhe bukurinë, nëse i krahasojmë me ato të kuqet.
Pasi numrin e fibrave në përbërje e kanë të lartë, ato ju ndihmojnë për ta pasur një sistem të tretjes të pastër dhe të shëndetshëm.
Por jo vetëm kaq. Më poshtë do t’i gjeni edhe disa dobi të mollave të gjelbërta për shëndetin dhe bukurinë.
Përmbajnë fibra dietike. Benefiti i parë dhe më i rëndësishëm i mollëve të gjelbërta është përmbajtja e tyre e lartë e fibrave, që rregullojnë lëvizjen e zorrëve dhe rrjedhimisht gjithë procesin tretës.
Zvogëlojnë shanset e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, mollat ofrojnë një tjetër përfitim të madh — reduktimin drastik të mundësive për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.
I thonë ‘jo’ kolesterolit të keq. Mollat e gjelbërta kanë vetinë t’i japin stomakut tonë sensin e ngopjes, kështu që nuk duhet ta teproni me to. Gjithashtu nuk përmbajnë kolesterol të keq. Prandaj, mund të humbisni në peshë dhe përsëri të qëndroni të shëndetshëm duke i konsumuar mollat.
Zvogëlojnë kolesterolin. Siç e përmendëm më lartë, një nga përfitimet më të mëdha të mollave është përmbajtja e lartë e fibrave që ndihmon në reduktimin e kolesterolit, i cili është prezent në trupat tanë.
Lehtësojnë tretjen. Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe shqetësoheni nëse stomaku do ta tretë atë, duhet të hani një mollë të gjelbërt. Ato lehtësojnë tretjen për shkak të enzimave që i përmbajnë.
Reduktojnë problemet e tretjes dhe mëlçisë. Mollat e gjelbërta reduktojnë problemet me mëlçinë dhe parandalojnë problemet e aparatit tretës.
Parandalimet. Mollat parandalojnë diarrenë si, dhe kapsllëkun dhe fryrjen. Ato përmbajnë acid tartarik dhe maleik, që ndihmojnë në reduktimin e shanseve të problemeve me tretjen.
Antioksidantë. Mollat përmbajnë si flavonoide ashtu dhe polifenole—forma të antioksidantëve. Dhe për këtë arsye, ato parandalojnë shumë forma të kancerit dhe dëmtimit të ADN-së.
Mbajnë nën kontroll oreksin. Mollat përmbajnë acide organike që ndihmojnë oreksin tuaj. Kështu që, nëse keni probleme me oreksin, mund të gjeni ndihmë te këto molla.
Na sigurojnë energji. Përmbajnë karbohidrate, të cilat janë të shkëlqyera për ata që bëjnë sport dhe kanë një jetë aktive.
Mollët jeshile ofrojnë shumë përfitime edhe sa i përket bukurisë: pastrojnë lëkurën, mbajnë dhëmbët, dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.
Përmbajnë vitamina A, B, C si dhe vitaminë E, që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











