Lajme
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld
Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese dhe bëri thirrje për paqe globale
Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës kremtuan Pashkët në Kishën “Shën Nikolli” në Frauenfeld përmes një meshe në gjuhën shqipe, në një atmosferë besimi, tradite dhe bashkimi.
Kremtimi u shoqërua nga interpretimi solemn i korit kishtar dhe organizimi i përkushtuar i komunitetit katolik shqiptar. Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese dhe bëri thirrje për paqe globale.
“Ngjallja e Krishtit është burim i pashtershëm shprese për njerëzimin, le ta jetojmë këtë mesazh çdo ditë, duke ndërtuar paqe, dashuri dhe solidaritet, dhe duke lutur që armët të heshtin kudo në botë”, u shpreh don Marjan Demaj.
Tutje, Don Marjan Demaj përgëzoi punën e platformës albinfo.ch për pasqyrimin e jetës së komunitetit të krishterë shqiptar në diasporë.
“Përgëzoj albinfo.ch për punën e vyer që bën në pasqyrimin e jetës së komunitetit tonë në diasporë, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm. Ju falënderoj që jeni sot mes nesh në këtë festë të madhe. Pashkët janë kulmi i kremtimeve tona si të krishterë, sepse në qendër të tyre qëndron Ngjallja e Krishtit, themeli i shpresës dhe i jetës. Përmes kësaj ngjarjeje ne kuptojmë se Krishti është ringjallja dhe jeta, dhe se besimi në Të hap horizontin e jetës së pasosur. Mbi të gjitha, Pashkët janë festë e paqes. Fjala e parë e Krishtit pas Ngjalljes është ‘paqja’, dhe pikërisht kjo paqe lidhet ngushtë me dashurinë. Po të kishte më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve, bota do të ishte më e drejtë dhe më njerëzore. Prandaj, mesazhi i këtyre ditëve – jo vetëm i imi, por i gjithë Kishës Katolike, duke filluar nga Papa, është i qartë: paqe dhe dashuri. Të heshtin armët dhe njerëzit të jetojnë si bij e bija të Zotit. Urojmë që ky mesazh të gjejë vend në jetën e përditshme dhe në mbarë botën.”, u shpreh ai.
Pas meshës, në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, besimtarët u mblodhën në oborrin e kishës, ku u zhvillua edhe tradita e thyerjes së vezëve të Pashkëve, një simbol i jetës së re, ringjalljes dhe fitores së dritës mbi errësirën, duke forcuar më tej ndjenjën e unitetit dhe përkatësisë së komunitetit shqiptar në diasporë.
Autor i fotove dhe videos nga mesha: Genti Mersinaj



























Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














