Kosova
10 bileta falas për në Vjenë nga Qeveria e Kosovës
Ja cilat janë kushtet
Në kuadër të fushatës tek qytetarët për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka menduar të shpërblejë 10 prej tyre me bileta për në Vjenë që nga 1 janari, kur edhe nis lëvizja pa viza në zonën Schengen.
Deri në fund të muajit nëntor, një mjet lëvizës do të jetë i pranishëm nëpër komunat e Kosovës, për të dhënë detaje rreth rregullave të liberalizimit të vizave të cilat vlejnë në zonën Schengen.
Me këtë rast, ky mjet lëvizës do të ketë një kuiz, e nga i cili dhjetë qytetarë do të mund të fitojnë udhëtimin e parë pa viza falas për dy net në Vjenë, të financuar nga Qeveria.
Kështu bën të ditur Mehdi Sejdiu, këshilltar politik i zv. kryeministrit Besnik Bislimi.
“Te ky mjeti lëvizës që e kemi, e kemi edhe një kuiz me pyetje rreth liberalizimit të vizave. Për shembull, sa ditë kam të drejtë brenda 180 ditëve me qëndru, që është 90, pyetje të tilla për liberalizim të vizave, për BE, për Kosovë pak. Nëse janë 5 përgjigje të sakta, qytetarët mund të përfitojnë një prej materialeve promovuese, një bluzë, ndërsa ka edhe çantë të krahut, ka edhe kapele. Por çka është më interesante si shpërblim është që dhjetë nga njerëzit të cilët e kanë bërë 100% saktë kuizin do të përzgjedhen për udhëtimin e parë pa viza që do të jetë nga Prishtina në Vjenë, që e financon Qeveria e Kosovës”, tha ai në Tëvë 1.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











