Shqipëria
10 gjërat që u pëlqejnë të huajve në Shqipëri dhe 10 gjërat që i habisin
Numri i turistëve të huaj po rritet nga viti në vit në Shqipëri. Por, numri i madh që vijnë shohin disa gjëra që ju pëlqejnë dhe disa gjëra që i habisin, raporton “TCH”.
Sipas të dhënave qyteti që ka numrin më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje pune është Tirana me rreth 50% të lejeve të punës, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri janë rreth 9.500 të huaj me leje qëndrimi. Shumë prej tyre kanë krijuar bizneset e tyre, ose janë punësuar diku duke krijuar kështu edhe familjet e tyre me shtetase të huaja ose me shqiptare.
Më poshtë janë të listuara disa nga përshtypjet e të huajve në raport me shqiptarët:
10 gjërat që u pëlqejnë të gjithë të huajve në Shqipëri:
- Shumë shoferë taksie dhe kamerierë flasin gjuhë të huaja
- Edhe në fshatin më të humbur mund të pish një ekspres të mirë
- Domatet kanë shijen e dikurshme
- Njerëzit janë miqësorë
- Ha shumë mirë dhe shumë lirë në restorante
- Koha është e ngrohtë dhe me diell pothuajse gjatë gjithë vitit
- Gjen gjithçka në kaq pak vend: male, fusha, det, lumenj
- Shumica e popullsisë është e re në moshë
- Femrat janë të bukura
- Kujtdo që i drejtohen për ndihmë, është i gjindshëm
10 gjërat që i habisin të huajt në Shqipëri:
- Këmbësorë që kalojnë rrugën sipas nevojës, pa ua vënë veshin semaforëve. Shoferë të shpejtë që i japin edhe më shumë gaz makinës te vijat e bardha. Garat “Kush është më i shpejti” mes këmbësorëve dhe makinave kur semafori u jep të dyja palëve të drejtën për të kaluar në të njëjtën kohë.
- Toni i zërit. Kudo bërtitet. Burra dhe gra që bërtasin të gjithë në të njëjtën kohë. Prindër që kritikojnë, apo përkëdhelin fëmijët duke bërtitur
- Kafenetë e mbushura plot nëpër qytete të vogla vetëm me burra dhe djem të rinj.
- Këmbëngulja për t’i dhënë mend kujtdo. P.sh nëse një apo dy punëtorë janë duke punuar në rrugë për të hapur një kanal, rreth e rrotull mblidhen shumë të tjerë duke u treguar se sa thellë e sa gjerë duhet hapur kanali.
- Mëngjesi popullor me byrekë dhe dhallë
- Gatimet me të brendshmet e kafshëve (Pse, hahen këto?!)
- Takimet e punës në kafene
- Sherret për të paguar faturën në tavolinë
- Vajzat që dalin xhiro duke kapur për dore njëra-tjetrën
- Burrat që puthen në faqe kur takohen
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











