Shqipëria
Gjatë majit, 10 mijë vizitorë në muzetë e Beratit
Fluks vizitorësh në sezonin turistik, në ambientet e Muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik në Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve është më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë.
Të dy muzetë kane qenë destinacioni i preferuar në paketën turistike, për individë dhe grupe vizitorësh shqiptare e të huaj.
Për periudhën maj 2019 numërohen rreth 10 615 vizitorë, 1 731 ose 20% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018, duke realizuar 1 336 420 lekë, pra 232 720 ose 21% lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa për periudhën janar– maj 2019 numërohen 20 668 vizitorë, 5 005 ose 32% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, duke realizuar 2 677 860 lekë pra 615 580 ose 30% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018.
Turistët e huaj që kanë vizituar muzetë e Beratit janë gjermanë, anglezë, sllovakë, italianë, holandezë, amerikanë dhe spanjollë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













