Ukraina
10 miliardë euro ndihma për refugjatët dhe Ukrainën
Në një konferencë donatorësh në Varshavë janë mbledhur më shumë se 10 miliardë euro për Ukrainën. BE sulmin me raketa në Kramatorsk e quajti krim lufte.
Në një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të mbledhur ndihma për refugjatët nga Ukraina, e organizuar në Varshavë, janë grumbulluar donacione dhe kredi në vlerë 9,1 miliardë euro.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një videomesazh në konferencë premtoi 425 milionë euro ndihmë humanitare dhe ndihmë zhvillimi për Ukrainën dhe vendet fqinje nga Gjermania. Kësaj i shtohen 70 milionë euro ndihmë mjekësore.
“Gjermania qëndron në krah të Ukrainës”, tha Scholz.
Kurse Komisioni Europian ka vënë në dispozicion 1 miliard euro për Ukrainën.
Krahas këtyre ndihmave, Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin do të vendosë si shtesë në dispozicion edhe 1 miliard euro të tjera për njerëzit e larguar nga lufta, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në Varshavë.
“600 milionë euro do të shkojnë për Ukrainën dhe autoritetet ukrainase e pjesërisht për Kombet e Bashkuara”. Kurse 400 milionë euro shkojnë në vendet kryesore që kanë pritur numrin më të madh të refugjatëve.
Konferenca u organizua nga Komisioni Europian, nga organizata joqeveritare, Global Citizen, dhe qeveria kanadeze. Fondet do të shkojnë po ashtu për projekte të OKB-së.
Polonia ka pritur deri tani më shumë se 2,5 milionë nga 4,4 milionë refugjatë që janë detyruar nga zonat e luftimeve në Ukrainë./DW
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











