Kosova
10 policë dhanë dorëheqjen gjatë janarit
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se rreth 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë lënë punën gjatë janarit.
Ai ka thënë se ata janë dorëhequr për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre për kushte më të mira.
“Unë, zyrtari policor [emri-mbiemri] përmes këtij raporti paraqes kërkesë për dorëheqje nga ekipi reagues i policisë për arsye të mosplotësimit të kërkesës për shtesat e rrezikshmërisë, sigurimit shëndetësor, transportit, mospajisjes më uniformë dhe procesit të avancimit”, thuhet në dorëheqjen e njërit prej policëve që e ka lexuar Zeqiri në Komisionin parlamentar.
Sipas kryetarit të sindikatës, nëse nuk përmirësohen kushtet dhe nuk plotësohen kërkesat, atëherë mund të ketë dorëheqje të tjera dhe për këtë ai shton se nuk është arsye vetëm migrimi.
“Prej atyre që japin dorëheqje, ka që gjejnë punë edhe brenda vendit, aty ku iu sigurohet sigurimi shëndetësor, paga më e lartë… Nuk janë të gjithë që largohen jashtë vendit”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













