Lajme
10 të lënduar nga shfaqja me fishekzjarrë në Fribourg
Komuna e Fribourgut në Villars-sur-Glane të hënën në mbrëmje ka organizuar një shfaqje me fishekzjarrë.
Megjithatë, nuk shkoi gjithçka sipas planit, pasi disa fishekzjarre fluturuan në turmën e njerëzve që ishin mbledhur për të parë shfaqjen.
Siç shkruan 20minuten, disa persona janë lënduar.
Raportohet gjithashtu se njerëzit kanë pësuar djegie, edhe pse janë marrë masa të shumta sigurie. Një dëshmitar okular raporton se audienca duhej të evakuohej përpara se të fillonin fishekzjarrët.
Rreth dhjetë persona u plagosën në këtë incident, tha policia. Një grua 29-vjeçare është dërguar në spital.
Nuk është ende e qartë se si mund të ketë ndodhur kjo. Aktualisht po hetohen shkaqet e aksidentit, përcjell albinfo.ch.
Policia kantonale në Fribourg ka konfirmuar incidentin dhe në një deklaratë ka shkruar se disa persona janë lënduar nga objektet piroteknike.
Ata kanë marrë thirrjen e urgjencës rreth orës 23:00. Për arsye sigurie, fishekzjarrët u anuluan menjëherë dhe e gjithë ngjarja u shkurtua. Në festival morën pjesë rreth 3000 persona, siç shkruan “La Liberté”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









