Kosova
10-vjeçari nga Zvicra humb jetën në një aksident në Kosovë
Aksident tragjik në Kamenicë, humb jetën 10-vjeçari shqiptar nga Zvicra
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Kamenicës, ku një 10-vjeçar shqiptar nga Zvicra ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, raporton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, viktima, me inicialet R.B., ndodhej në një veturë së bashku me dy kushërinj të tij, të dy të mitur. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës, të cilat ishin të lagështa për shkak të reshjeve të shiut.
Në raportin policor thuhet se vetura ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një lis, duke rezultuar në humbjen e menjëhershme të jetës së 10-vjeçarit që ndodhej në sediljen e pasme.
Ndërkohë, shoferi 16-vjeçar dhe pasagjeri tjetër kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Autoritetet policore kanë konfirmuar se ndaj shoferit të mitur është iniciuar procedurë e veçantë, për shkak të moshës dhe faktit se ai nuk posedonte leje për vozitje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të familjes në Kosovë, të cilët kishin ardhur nga Zvicra për pushime dhe për të marrë pjesë në një dasmë familjare, festë që fatkeqësisht u kthye në mort.
Lamtumira e fundit për vogëlushin R.B. iu dha të hënën në varrezat e fshatit Novosellë të Kamenicës, mes dhimbjes së familjarëve, miqve dhe banorëve të komunitetit lokal. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë Studiuesit përdorin tumorin e pacientit për të trajnuar sistemin imunitar, duke hapur rrugë të reja në... -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër?











