Shqipëria
10-vjeçarja: Nëna ishte mbuluar me gjak…
Durrës: Në dëshminë e saj, vajza 10-vjeçare thotë se lajmëroi gjyshin. Nëna ishte e mbuluar në gjak, babi kishte ikur
Tronditëse ka qenë dëshmia e vajzës 10-vjeçare e Lulëzim Cukut dhe Manjola Cukut, gruaja që u vra nga dora e bashkëshortit të saj ditën e shtunë në mbrëmje.
E mitura ka treguar se mes prindërve të saj kishte shpesh grindje dhe dhunë, ndaj edhe kishte qenë së bashku me të ëmën e ndjerë në polici, ku kishte bërë edhe kallëzim për dhunë në familje, prej ku ishte pajisur me urdhër mbrojtje.
Natën e krimit të rëndë, 3 fëmijët e çiftit ishin në gjumë, por janë zgjuar nga të bërtiturat e të ëmës, të cilën më pas e kanë gjetur të pajetë në tualet të mbuluar nga gjaku.
“Babai e dhunonte vazhdimisht nenën. Bashkë me nënën u detyruam të shkonim në polici, berem denoncim për babain. Gjykata dha urdhër mbrojtje për nënën. Atë ditë të ngjarjes, babai e dhunoi sërish dhe e ofendoi mamin. Më pas ne fjetëm, pas rreth një ore dëgjova të bërtitura dhe u zgjova.
Pashë që nëna ishte në banjë e vrare me thikë, banja ishte e mbyllur. Unë lajmetova gjyshin, i thashë të merrte në telefon policinë dhe ambulancën. Nga zhurmat u zgjua motra dhe vëllai, e hapëm derën dhe pamë nënën të mbuluar nga gjaku. Babai kishte ikur. Më pas erdhi policia”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















