E-Diaspora
10 vjet burg për dërguesin e bombës në “Bota Sot”
Shqiptari nga Maqedonia J.Ll. është dënuar me dhjetë vjet burgim. I akuzuari kishte dërguar një paketë për botuesin Mazrekaj, kur ai ndodhur në shtëpi së bashku me familjen. Në paktë ishte një shishe me verë dhe bomba
Gjykata Penale Federale e Zvicrës në Bellinzona ka shpallur vendimin gjyqësor për shqiptarin nga Maqedonia, J. LL., i fajësuar për dërgesën e bombës në redaksinë e gazetës “Bota Sot” në Cyrih në vitin 2002. Prokurori i lëndës ka kërkuar 11 vjet burg për veprën penale tentim vrasjeje të shumëfishtë, derisa vendimi i gjykatës ishte dhjetë vjet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ai kishte kërkuar lirimin, por gjykata i ka konsideruar si jo të besueshme deklaratat e shtetasit zviceran-maqedonas, siç u shpjegua në vendimin e së martës.
I akuzuari ka thënë se bomba nuk do të funksiononte. Por, hetimi i bombës ka treguar se ajo nuk ka shpërthyer rastësisht.
Kështu shqiptari nga Maqedonia J.Ll. është dënuar me dhjetë vjet burgim. I akuzuari kishte dërguar një paketë për botuesin Mazrekaj, kur ai ndodhur në shtëpi së bashku me familjen. Në paktë ishte një shishe me verë dhe bomba.
Kjo kishte ndodhur në Cyrih të Zvicrës në vitin 2002. Ai është arrestuar vitin e kaluar rastësisht në Cyrih pas një rrahjeje në diskotekë, ku i ishin marrë provat e ADN-së dhe që nga ajo kohë ka qenë në paraburgim në Zvicër.
Për arsye se hapja e paketës ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











