Lajme
10 vjet nga sulmet terroriste në Nju Jork
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, në të cilat humbën jetën rreth 3.000 persona
Si në çdo vit tjetër, me një minutë heshtjeje në ora 8.46, 9.03, 9.59 dhe në 10.28, sipas kohës lokale, do të shënohen momente kur dy aeroplanët goditën Kullat binjake të Qendrës tregtare në Nju Jork, pas të cilës këto kulla u shembën. Po ashtu, si në vitet e kaluara do të lexohen emrat e pothuajse 3.000 viktimave, në prani të familjarëve, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në hapjen e qendrës memoriale “11 shtatori”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, në të cilat humbën jetën rreth 3.000 persona, ndërkohë që aktivitete të ndryshme do të mbahen edhe në Paris dhe Berlin. Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, do të vizitojë sot, në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, të treja vendet e tragjedisë në Nju Jork, Uashington dhe Shenksvil në Pensilvani. Në Nju Jork, Obama do të marrë pjesë në ceremoninë së bashku me ish-presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush.
Si në çdo vit tjetër, me një minutë heshtjeje në ora 8.46, 9.03, 9.59 dhe në 10.28, sipas kohës lokale, do të shënohen momente kur dy aeroplanët goditën Kullat binjake të Qendrës tregtare në Nju Jork, pas të cilës këto kulla u shembën. Po ashtu, si në vitet e kaluara do të lexohen emrat e pothuajse 3.000 viktimave, në prani të familjarëve, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në hapjen e qendrës memoriale “11 shtatori”.
Kjo qendër shtrihet në tre hektarë dhe përbëhet nga dy basene të vendosura në “pikën zero”, vendin ku kanë qenë Kullat binjake, ndërsa aty do të jenë të shkruar emrat e të gjitha viktimave. Në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste janë parashikuar shumë aktivitete në Nju Jork dhe qytetet tjera amerikane, si ekspozita, koncerte në Linkoln dhe sheshin “Tajms”, “muri i gjallë” në pjesën jugore të Menhetenit etj.
Në shenjë përkujtimi për sulmet e 11 shtatorit, aktivitete do të mbahen edhe në Paris dhe Berlin. Në sulmet vetëvrasëse terroriste me aeroplanët e rrëmbyer më 11 shtator kanë humbur jetën 2.752 persona.
Këto sulme kanë pasur ndikim të rëndësishëm si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Për amerikanët, sulmi më i madh i jashtëm në tokën e tyre në histori, u shndërrua në thirrje për armë. Për pjesën tjetër të botës, pamja e shkatërrimeve më 11 shtator, në vendin më të fortë në botë, tregon se asnjë shtet nuk ishte i sigurt nga terrorizmi. Por, për familjen dhe miqtë e afro 3 mijë viktimave, tragjedia ishte thellësisht ndjenjë personale. Në këtë kuadër, megjithëqë kanë kaluar 10 vite nga kjo ditë e tmerrshme, ende nuk janë shuar plagët e dhembjes tek ata që i humbën më të dashurit e tyre.
Presidenti Obama theksoi dje se Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar luftën kundër Al-Kaidës dhe në muajin maj vranë Osama bin Ladenin. Ai tha gjithashtu se administrata e tij po punon për të përmirësuar sigurinë e porteve, aeroporteve dhe kufijve, si dhe po krijon partneritete të reja me vende të tjera për t`iu përgjegjur sfidave globale të sigurimit. Në përfundim të angazhimeve për këtë ditë presidentit Obama do të mbajë një koncert përkujtimor në qendrën Xhon F. Kenedi të Arteve Skenike në Uashington.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











