Portrete të firmave

10 vjetë bashkë, nga shokë, në partnerë të suksesshëm

Gjon Frroki dhe Bekim Rexhaj janë një histori suksesi prej afaristësh në Zvicër në firmën “TA Service GmbH”

TA Service GmbH e themeluar në vitin 2007 në Wohlen të Zvicrës, me një përvojën shumë vjeçare të pronareve të saj, e bënë atë të jetë njëra nga kompanitë më profesionale në Zvicrën qendrore, në lëmin e dyerve automatike për garazhe dhe dyer industriale.

TA Servise Gmbh është e profesionalizuar në montimin dhe servisimin e dyerve të garazheve automatike dhe po ashtu edhe atyre industriale. Dyer të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme, të cilat janë kompatibile për çdo objekt. TA Servise përdorë teknologji moderne dhe të sofistikuar nga prodhuesit më të njohur. Kjo teknologji së bashku me eksperiencën e ekipit profesional bënë të mundur cilësi dhe kualitet të garantuar.

Besimi i thellë i klientëve në cilësinë e produkteve dhe traditën 10 vjeçare ka bërë që TA Serivce Gmbh të jetë lider në lëmin e dyerve të garazheve.

Gjon Frroki dhe Bekim Rexhaj janë një histori suksesi prej afaristësh në Zvicër. Të ardhur në shtetin Helvetik gjatë viteve të 90-ta, kishin për të kaluar nëpër shumë barriera, gjerë të arrinin aty ku kishin synuar. Të gjendur në një rreth dhe shoqëri të re, përkundër sfidave ishin të vendosur që vetëm përmes punës së përkushtuar dhe të sinqertë të arrinin aty ku sot, shumë kush u a ka lakminë për atë që kanë bërë, dy shokët e rinis.

Si edhe për shumë të tjerë edhe për ta rruga ishte thuajse e njëjtë, e filluan karrierën duke punuar në sektor të ndryshëm, në rrugë e sipër Bekimi qysh herët kishte filluar të punonte si teknik i rregullimit të mekanizmit të dyerve të garazheve. Pas një kohe firmën ku ai punonte, u bë e mundur që së bashku me shokun e tij Gjonin ta merrnin nën udhëheqje. Ishte periudhe kur të dytë kishin bërë një përvojë të mjaftueshme njëri si teknik dhe tjetri si njohës i administratës, bashkë filluan një bashkëpunim duke u bërë bashkëpronar me besimin e plotë se në një shoqëri të sinqertë që kishin do të arrinin sukses edhe në punën afariste. Tashmë kanë dëshmuar formulën e suksesit, duke bërë që këtë vit të festojnë 10 vjetorin e sukseseve të tyre me firmën “TA Servise GmbH“.

Vitet e para të punës në këtë sektor, i kishte gjetur me një treg thuajse minimal, sfidë në vete ishte rritje e tregut, gjë për të cilën duheshin zgjeruar kapacitetet për të arritur deri tek ofrimi i shërbimeve profesional në montimin, mirëmbajtjen dhe servisimin e dyerve të garazheve. Ekipi që sot udhëheqin dy shokët Gjoni dhe Bekimi është i specializuar dhe certifikuar enkas për këtë lëmi. Që të dy sot janë ekspert të certifikuar në montimin dhe servisimin e mekanizmit të dyerve të garazheve. Kompleksiteti që kanë këto dyer, lëvizja e përditshme e tyre, ka bërë që kusht kryesor për gjithë ekipin të jetë certifikimi profesional në këtë fushë. Të qenët i orientuar vetëm në lëmin e shërbimeve në portat e garazheve, ishte çelësi i suksesit në punën që ata bënë ndër vite.

Klientët me të cilët sot bashkëpunon “TA Servise GmbH”, janë kompani me emër në Zvicër. Tregues për këtë bashkëpunimi afatgjatë është udhëheqja e projekteve për kompani dhe ndërmarrje për vite të tëra. Nën moton “Çdo klient duhet të na e jep dorën edhe pas disa vite”, TA Service GmbH, sot gëzon një stabilitet dhe qëndrueshmëri të mirë në tregun zviceran, qëllimi i së cilës është që në vitet në vijmë të rrisin kapacitetet dhe zgjerojnë infrastrukturën si firmë.

Intervenimi i menjëhershëm dhe evitimin i problemeve të mundshme është pjesë e projekteve që ofron kjo kompani. Shërbimet e këtij lloji ofrohen 24h për gjatë gjithë javës. Tashmë, “TA Servise GmbH” në sajë të eksperiencës që posedon ka arritur të ketë një rritje progresive të klientelës. Fakti i të qenit konkurrues në tregun Zviceran i dedikohet punës profesionale dhe të sinqerte të ekipit që drejtohet nga dy shokët e suksesshëm. Simbol identifikues i TA Service Gmbh është padyshim bashkëpunimi dhe sinqeriteti i punës së tyre.

/Publireportage/

 

 Profili i kompanisë

  • Adresa: Schützenmattweg 35 b, 5610 Wohlen
  • Aktiviteti: Dyer & dritare
  • Tel: 056 610 80 25
  • E-mail: [email protected]