Shqipëria
100 fshatrat turistike, në këndvështrimin e 200 të rinjve
Promovimi i 100 fshatrave turistikë këtë herë erdhi ndryshe, përmes 200 të rinjve vullnetarë nga të gjitha qendrat rinore në gjithë vendin.
Shërbimi Kombëtar për Rininë ka ndërmarrë nismën “Të rinojmë Shqipërinë”, e cila synon promovimin e 100 fshatrave turistike te Shqipërisë, nëpërmjet të rinjve të komuniteteve.
Në sajë të kësaj nisme, 200 vullnetarë nga qendrat rinore Tiranë, Vlorë dhe Korçë vizituan Karaburunin dhe ishullin e Sazanit, për të nxitur socializimin mes tyre dhe për të ndarë këndvështrimet me njëri-tjetrin. Ky udhëtim u zhvillua pas një sërë trajnimesh mbi vullnetarizmin dhe të folurin në publik.
Gjatë vizitës së tyre, të rinjtë qenë mjaft aktivë në valle, këngë, lojëra të organizuara, dhe me ndihmën e vullnetarëve nga Vlora bënë një guidë të zonave turistike.
Ata ndanë mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre dhe turistët, të cilët vizitojë bukuritë e natyrës shqiptare: “Të jesh vullnetar është përgjegjësi, mundësi dhe një mënyrë për të qenë aktiv në shoqëri dhe të dobishëm për komunitetet ku jetojmë”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, Irsa Ruçi, u shpreh se nisma të tilla janë të domosdoshme për ndërgjegjësimin e shoqërisë për të kuptuar potencialet që të rinjtë kanë nëse u jepet hapësira të tregojnë sa vlejnë.
“Le të bëhemi të gjithë bashkë për të dëshmuar se rinia e vërtetë nuk është ajo që shpesh raportohet nëpër kronika lajmesh, ku të rinjtë pasqyrohen si dembelë që rrinë kafeneve, apo që vriten mes tyre. Të rinjtë dinë të jenë një mrekulli, kur atyre u lë hapësirat të ndihen të dobishëm. Të rinjtë janë bukuria e vërtetë e Shqipërisë sonë”, tha Ruçi, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













