Lajme
100 të vaksinuar kanë paditur Qeverinë Federale për dëmet nga vaksina
Deri më tani nuk është aprovuar asnjë kërkesë për dëmshpërblim. Sipas autoriteteve, të gjitha aplikimet kanë dështuar për shkak të kritereve formale
Rreth 100 persona deri më tani kanë paraqitur kërkesa për dëmshpërblim pranë Qeverisë Federale për dëme të rënda të pretenduara pas vaksinimit kundër Covid-it.
Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë miratuar asnjë nga aplikimet, transmeton albinfo.ch.
Kushdo që ka pësuar efekte anësore serioze nga vaksinimi kundër koronës, ka të drejtë të kërkojë kompensim nga Qeveria Federale. Dhe pikërisht këtë e kanë bërë rreth 100 njerëz, nga fillimi i vaksinimit e deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) për gazetën “Aargauer Zeitung”.
Ndër dëmtimet e pretenduara prej tyre janë migrena me çrregullime të shikimit ose trombozë në sy.
Por ankesat përfshijnë edhe efekte anësore si temperaturë apo lodhje, thotë një zëdhënëse e EDI për “AZ”. Mjaft shpesh është kërkuar që Qeveria Federale të paguajë për shërbime si vizitat te mjeku. Megjithatë, Departamenti i Brendshëm thekson se shpenzimet e tilla duhet të përballohen nga vetë të prekurit.
Asnjë aplikim nuk është miratuar deri më tani
Ndryshe, deri më tani nuk është aprovuar asnjë kërkesë për kompensim apo dëmshpërblim. Sipas autoriteteve, të gjitha aplikimet kanë dështuar për shkak të kritereve formale. Për shembull, njerëzit kanë parashtruar kërkesë për kompensim pas dëmtimit të vaksinimit pa u ekzaminuar paraprakisht nga një mjek, përcjell albinfo.ch. Në raste të tjera në kërkesë mungonte informacioni mbi kompensimin financiar që ishte marrë tashmë.
Njerëzit me dëmtime të shkaktuara nga vaksinimi mund të kontaktojnë Qeverinë Federale, vetëm në rast se kërkesa e tyre për kompensim është refuzuar tashmë diku tjetër – për shembull nga prodhuesi i vaksinës ose kompania e sigurimeve shëndetësore.
Rreth 270 raste të dyshuara për probleme të zemrës
Deri më tani, rreth 14.6 milionë doza vaksinash janë injektuar në Zvicër. Ka pasur në vazhdimësi edje efekte anësore. Nga mesi i dhjetorit, Swissmedic kishte vlerësuar 10,842 raste të dyshuara të efekteve anësore, një e treta e të cilave qenë klasifikuar si “të rënda”.
Rastet e dyshuara “të rënda” janë rastet në të cilat vaksinimi kundër koronës mund të çojë në komplikime kërcënuese për jetën ose kur jeta e përditshme e personit të vaksinuar dëmtohet për një kohë të gjatë, për shembull në rastin e inflamacionit të muskujve të zemrës, transmeton albinfo.ch. Swissmedic deri më sot ka regjistruar 267 raste të dyshuara në këtë drejtim. Megjithatë, shumica e njerëzve tashmë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













