Shkurt.ch
1000 veta në mbrojtje të peshqve
Burimet e ndotura dhe lëvizjet ekstreme të nivelit të ujit, janë shkaktarët kryesorë të ngordhjes masive të peshqve
Rreth 1000 veta kanë protestuar sot në komunën Goumois të kantonit Jura në kufirin me Francën kundër shkaktarëve të ngordhjes së peshqve. Ata, të organizuar përmes organizatave si Pro Natura, WWF dhe Federata e Peshkatarëve të Zvicrës në aksionin e tyre protestues kanë kundërshtuar ndotjen në shtim të ujërave të lumit Loue.
Në këtë lum, sipas tyre rreth 90 për qind të peshqve kanë ngordhur, shkruan news.search.ch.
Në të dyja anët e kufirit peshkatarët kanë gjetur në secilin rast të peshkimit shumë peshq të ngordhur. Burimet e ndotura dhe lëvizjet ekstreme të nivelit të ujit, janë sipas tyre shkaktarët kryesorë të ngordhjes masive të peshqve.
Sipas aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit, shteti nuk ka reaguar asnjëherë ndaj propozimeve dhe interesimit të tyre lidhur me këtë çështje.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij












